U bë kohë që ajo është larguar nga seriali vendor “O sa mirë”, shkruan GazetaBlic.
Flasim për aktoren nga Shqipëria, Linda Jarani e cila është përfolur shumë në media për rolin e saj, duke qenë në një nga më të pëlqyerit.
Tani, ajo i është përkushtuar teatrit ku dhe është pjesë e shumë shfaqjeve.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka publikuar një fotografi, e realizuar gjatë shfaqjes “Boeing Boeing”, komedi franceze kjo e cila do të luhet në teatër në Tiranë.
Një pozë mjaft e nxehtë teksa shihet në prehërin e aktorit Gentian Zenelaj, dhe komentet padyshim kanë qenë të shumta.
Ndryshe, Linda Jarani është një nga aktoret më të komentuara sa i përket fizikut të saj i cili është perfekt.
