Blero “harron” Shkurte Gashin, po sjell duet më këtë superkëngëtare (Foto)

Këngëtari Blero, është duke u përgatitur për projektin e ri të cilin nuk do ta sjell i vetëm.

Magazina.al, ka mësuar se Blero është duke bërë gati bashkëpunimin me këngëtaren Fatlume Popovcin, e cila njihet për vokalin e saj të fuqishëm.

Bashkëpunimi i Bleros dhe Fatlume Popovcit, tashmë ka përfunduar dhe pritet të jet hit ditëve të para të pranverës, pasi do të publikohet në fund të këtij muaji.

Këngëtarja po ashtu këto ditë pritet t’i bashkohet kompanisë muzikore të Bleros, duke nënshkruar kontratë me kompaninë MishMash .

Ndryshe, Blero njihet për bashkëpunimet e shumta me koleget e tij, një ndër më të suksesshmit është bashkëpunimi me Shkurte Gashin, që këngëtari duket se do tash do t’i bëj konkurencë me Fatlume Popovcin./Magazina.al

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë