Vera po vjen, kështu që Kosova pret edhe qikat prej diaspore
Por, “Qikat nga diaspora” është kënga më e re e këngëtarit Meti Bajrami, të cilën ai e ka lansuar sonte.
Një këngë kjo plot ritëm e cila do ju bëj të vallëzoni.
Normalisht ajo i kushtohet qikave të diasporës.
Kënga është punuar nga Nurtel Morina që e ka bërë muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge, e po ashtu edhe një pjesë të tekstit pasi që autorë i tekstit është edhe Meti.
Kënga është lansuar sot dhe pritet të jetë një ndër hitet e radhës së këngëtarit Meti. /GazetaExpress/