Kaq gjatë arriti ta mbajë fshehur, mësoni se në cilin muaj të shtatzënisë është Xhensila (Foto)

Ia dolën ta mbajnë të gjithë publikun në ankth, të krijojnë pikëpyetje njëra pas tjetrës, ia dolën që ta mbajnë të fshehtë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël.

Jo pak, por më shumë se 5 muaj. Derisa u dorëzuan.

Vetëm një ditë më parë, Xhensila dhe Besi konfirmuan lajmin e shtatzënisë së këngëtares, e cila, mbrëmjen e sotme ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës.

E ftuar natën e parë të programit “Në kurthin e Piter Panit”, Xhensila kishte zgjedhur një fustan pink, pas të cilit askush nuk dyshoi më se së shpejti do të vijë në jetë një vajzë.

Por, zyrtarisht e konfirmoi pas një pakoje të madhe që kishte ardhur surprizë, pas së cilës fshiheshin tullumbacet ngjyrë rozë.

Nuk kishte mbetur më asgjë për të thënë. Endrra e këngëtares u bë realitet.

Veten, gjithmonë e ka projektuar nënë të një vajze.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë