Violeta Veseli është emri i bashkëshortes së kreut të PDK-së, Kadri Veseli, dhe është mjaft prezentë në shtypin rozë ani pse qëndron larg sferës së politikës.
Veshja e saj prej një dame të rrallë, i falë gjithë vëmendjen që ajo merr për çdo të dytën paraqitje në medie apo edhe thjeshtë gjatë daljeve me bashkëshortin, shkruan Kosovarja.
Në garderobën e saj të shtrenjtë, duket se ekziston një laramani ngjyrash dhe këtë e dëshmojnë imazhet që herë pas here keni rastin t’i shihni në llogarinë e saj Instagram, për të mos lënë anash edhe daljet publike në mediume të ndryshme përkrahVeselit. Por, me sa duket e kuqja i shkon aq shumë përshtati, aq sa sa herë veshë diçka të tillë tenton të jetë sa më e shkurtër, ani pse konform sharmit e elegancës.