Këngëtarja Jehona Sopi, ka kohë që është larguar nga jeta publike, pasi ka lën anash muzikën.
Ajo është duke u marrë me profesionin e saj të psikologës ku edhe ka hap ordinancën e saj ku po ushtron profesionin.
Përvec muzikës, këngëtarja është larguar edhe nga rrjetet sociale dhe janë miqtë e saj ata që publikojnë fotografi të rralla me të, shkruan Magazina.al
Këtë herë ka qenë kolegu i saj Mentor Haziri, ai i cili ka sjell një imazh me Jehona Sopin, e cila duket se ka ndryshuar nga vitet kur ishte në skenë.