Video e rrallë! Dua Lipa duke kënduar në programet shkollore të Kosovës

E lindur për të qenë yll!

Kështu nis artikullin për Dua Lipën prestigjiozja TheSun, ku publikon video të këngëtares duke kënduar si 12 vjeçare.

Këngëtarja e hitit “New Rules”, këndonte “No One” nga Alicia Keys, në një konkurs talentësh në shkollë.

Dua Lipa gjithmonë ka pasur cilësi të një ylli, ndërsa videoja e rrallë që u zbulua e dëshmon edhe një herë këtë.

22 vjeçarja ishte një nga fitueset më të mëdha këtë vit në “Brit Awards”, e talentin e saj në muzikë ajo e ka dëshmuar qysh në moshën 12 vjeçare. /Lajmi.net

Videoja ishte filmuar në Prishtinë, kur Dua ishte nxënëse në Kosovë, pasi ishte zhvendosur me prindërit në moshën 11 vjeçare.

Ylli këndoi së bashku me miken e saj Diellza Dobroshi, e cila tani është një blogere e modës në Paris, Francë.

Andi Selimi, i cili e njihte Duan në shkollë, i tha Mail Online: “Ajo ishte një vajzë e mirë me ëndrra të mëdha për një karrierë muzikore.”

Dua jetonte në Prishtinë deri në moshën 15 vjeçe, përpara se të kthehej në Londër për të ndjekur karrierën e saj si pop-artiste.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë