Nora e Roberti plot stil e dashuri, nuk ia ndajnë shikimin njëri-tjetrit

Që të dy janë ndër personat më të përfolur të estradës.

Fjala është për çiftin, Nora Istrefi e Robert Berisha të cilët njihen si një prej çifteve më simpatike e më reale në estradën shqiptare.

Me këngët e Nora Istrefit jemi rritur, përderisa burri i saj, Roberti s’ka shumë kohë që ia ka hyrë muzikës. Që të dy janë të suksesshëm në atë që bëjnë, e nuk hezitojnë të ndajnë momente nga më të ndryshmet me ndjekësit që i kanë në “Instagram”.

© Nora Istrefi [instagram]

Është Nora ajo e cila ka publikuar në hapësirën e storjeve në “Instagram” një video të stilit ‘boomerang’ teksa shihet afër burrit të saj Robert Berishës. E veshur me një këmishë të bardhë me pika të zeza, Nora ka shkëlqyer mbrëmë përkrah Robertit i cili ishte të veshur një këmishë me ngjyrë të bardhë verbuese, e kollarja  e tij e kuqe është ajo që binte në sy.

Nora siç bënë gjithmonë, edhe kësaj here na ka befasuar me thjeshtësinë e e elegancë. Ajo i kishte lidhur flokët nga pas, përderisa dy fije i kishte lëshuar nga nga anash. Në qafë mbante një qafore të hollë ngjyrë ari, përderisa kishte zgjedhur që në vesh të mbante vath të mëdhenj, shkruan GazetaBlic.

Shikuar nga prizmi se si ata ia ngulnin sytë njëri-tjetrit pa ndalë, të jep ndjesinë e një dashurie të pafundme të çifitit në fjalë.

31-vjeçja e cila është nënë e një vajze, shpesh herë është akuzuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjike në fytyrë, sidomos në buzë e hundë, edhe pse kurrë nuk ka pasur reagime nga këngëtarja.

© Nora Istrefi [instagram]

Sido që të jetë, Nora njihet si një prej yjeve më të mëdha të estradës shqiptare, dhe sukseset e saj janë të panumërta. Kënga e fundit e publikuar nga ajo titullohet “Gabime” dhe është bashkëpunim i këngëtares me reperin, Asdren Gjikolli, që njihet si Gjiko. Kjo këngë ka marrë 22 milionë shikime në YouTube dhe njihet si një prej hiteve më të mëdha të 2017-ës.

© Robert Berisha [instagram]

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë