Këtë kopje të Elvanës që ja bëri Beyonce nuk e kishim imagjinuar

Këngëtarja Elvana Gjata duket se është një fanse e çmendur e Beyonce

Edhe pse ndoshta nuk e ka kopjuar në muzikë, gjatë një dokumentari që ajo ka realizuar për paraqitjen e albumit të saj, shumë interesant për mendimin e shumë kritikëve muzikorë, ajo ka zgjedhur që në citate ta kopjojë tërësisht këngëtaren amerikane Beyonce.

Fillimisht Elvana gjatë fillimit të këtij dokumentari thotë se ajo është një punëtore e madhe, madje as nuk flenë në gjumë.

Për koincidencë edhe Beyonce i thotë të njëjtat gjëra për kohën kur ajo është duke punuar qoftë në këngë, koncerte dhe album.

Njëjtë është edhe në pyetjen e dytë.

Elvana flet për atë se pse e ka quajtur albumin EP3 dhe ajo flet se tërë këto sillen me datën 3, datë në të cilën ajo është lindur dhe se e konsideron numër me fat. Të njëjtën gjë e thotë edhe Beyonce në interevistën e saj, por ajo nuk ka punë me numrin tre por me numrin katër.

Këto ngjashmëri janë vrejtur së pari nga çmendina TV.

Ndryshe para kësaj Elvana kishte realizuar një film dokumentar, për të cilin e kishte ftuar si producentë Dalina Buzi.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë