Moderatorja e njohur Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë vajzën e saj.
Ka qenë vetë moderatorja,e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se 2 ditë më parë vogëlushja e saj Adia ka ardhur në jetë.
“Adia jone e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekofte Zoti pergjithmone dhe u rritte e forte, e shendetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjitheve per urimet e perzemerta!,”-shkruan Floriana në rrjete sociale.
Ajo që bie në sy është emri i veçantë që Floriana i ka vendosur vajzës, i cili në gjuhë të ndryshme merr kuptimin “dhuratë e çmuar”, “dhuratë e Zotit”.
Floriana prej kohësh jeton me bashkëshortin e saj Enis Daci në Gjenevë ku janë celebruar dhe pritet që të bëjnë dasëm pas disa kohësh.



