Edhe pse ka disa projekte që ka lansuar, ajo më shumë është përfolur për jetën e saj private, shkruan GazetaBlic.
Dhurata Ahmetaj është mjaft aktive në rrjetet sociale ku publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Madje ajo është nga të paktat këngëtare që shumë shpesh guxon të publikoj fotografi pa grim.
Kësaj radhe ajo ka vendosur ta sfidojë motin e ftohtë që po mbizotëron, duke u kthyer pas në kohë me një fotografi të realizuar gjatë verës ku Dhurata shfaqet e veshur në bikini.
Ndryshe, projekti i saj i fundit mbetet ai me titull “D” e lansuar para 9 muajve.