Që të dyja janë të njohura për publikun shqiptar fal bukurisë, krijimtarisë dhe provokimeve, shkruan GazetaBlic.
Fjala është për dy këngëtaret shqiptare, Morena Tarakun dhe Gordana Kingjin e njohur për publikun si Baby G.
Dita e djeshme ka qenë goxha e mbushur me lajme për të dyja këto këngëtare, të cilat janë shfaqur të veshura goxha provokuese, dhe nuk kanë hezituar aspak t’u tregojnë të pasmet ndjekësve të tyre.


Është Gordana ajo e cila fillimisht e kishte publikuar vetëm një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” ku shihej e veshur me një palë tuta të zeza të cilat nga anash ishin të kufizuara me dy shirita me ngjyrë të bardhë e portokalli.

E modelja, Taraku e cila njëherësh është edhe këngëtare, disa orë më pas ka publikuar një fotografi të stilit ‘selfie mirror’ ku shihet e veshur me një palë tuta të zeza e të hapura në pjesën e fundme të këmbëve, të njëjta sikurse ato që i ka të veshura Baby G, shkruan GazetaBlic.

Thënë të drejtën, që të dyja kanë shkëlqyer në to, e secila është munduar në atë të vetën të tregohet më tërheqëse se tjetra. Por nëse e shohim nga ana e provokimeve, vulën për këtë punë e merr këngëtarja, Baby G pasi ajo asnjëherë nuk heziton të tërheq vëmendjen me linjat trupore, sidomos me të pasmet.
Në anën tjetër, modelja Morena Taraku nuk i ka vënë në fokus të pasmet, por më shumë e ka vënë në foks belin e saj të hollë.
Nuk mund të themi se Taraku është veshur me këto tuta, veç pse ia ka parë veshur Baby G, por me shumë gjasë e gjithë kjo ka qenë një koincidencë e dy këngëtareve, të cilat s’ka shumë që janë pjesë e estradës, por që kanë arritur popullaritet mjaft shumë.