I dha fund me modelingun? Angela Martini na zbulon profesionin e ri

Angela Martini është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare e cila ka korrur sukses edhe jashtë vendit.

Kohet e fundit jeta e saj ka pësuar ndryshime të mëdha, duke nisur që nga martesa me milionerin Dragos Savulescu, dhe mesa duket edhe në profesion së fundmi.

“Një tjetër qëllim jete i arritur!”-ka shkruar në një postim në Insta Story Angela, ndërkohë që ka zbuluar se ka marrë një certifikatë si trajnere jete. Trajnerët e jetës janë personat që u vijnë në ndihmë të tjerëve për të identifikuar dhe arritur qëllimet e tyre në jetë. Mesa duket, gjatë gjithë kësaj kohe, Angela ka studiuar për t’u bërë një e tillë dhe së fundmi e ka marrë këtë titull zyrtarisht.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë