E dinit që Blero e ka ‘vëlla’ këtë këngëtar (Foto)

Blerim Muharremi-Blero është ndër emrat e dashur të skenës muzikore. Ai njihet si ndër këngëtarët që ka marrëdhënie shumë të mira me kolegët e tij.

E këtë Blero e thotë shpesh në intervista të ndryshme. Madje këngëtari dashurinë që ka për kolegët e tij këngëtarë e shpreh edhe përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Së fundmi, Blero përmes një imazhi të publikuar ka thurur fjalë të bukura për këngëtarin mjaft të pëlqyer, Medën.

”Shume vite, shume sakrifica, shume mund, shume vullnet, shume dashni per muziken. I dua njerzt qe nuk ndryshojne, dhe nder ta eshte MEDA ! my bro”, ka shkruar Blero krahas fotografisë së publikuar në Instagram.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë