Prej afro 3 vitesh këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta dhe vajza e saj jetojnë larg Ermal Hoxhës, i cili vuan dënimin për një përfshirje të bujshme në trafikun e lëndëve narkotike.
Pavarësisht kësaj dedikimi dhe përkushtimii këngëtares duket të mos ketë ndryshuar aspak.Rezarta ka ndarë në Instagramin e saj një foto familjare nga koha kur Hera ishte shumë e vogël.
‘Mund të ec mbi oqean…Mjafton të të kem ty pranë’ është dedikimi i mbishkruar nga Rezarta në foton e tyre të papublikuar më parë..
Nipi i ish diktatorit Enver Hoxha, ka marrë nga gjykata dënimin me 6 vite e 8 muaj. /Express/
