Big Mama paralajmëron projektin e radhës (FOTO)

Këto kohë më shumë është përfolur për kilogramët e saj të humbura, se sa për projektet muzikore, shkruan GazetaBlic.

Flasim për Big Mamën e cila shumë shpejt pritet të lansojë projektin e saj më të ri.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ku ka treguar se kënga do të titullohet “I len krejt”.

Detaje të tjera këngëtarja nga Maqedonia nuk ka dhënë rreth këtij projekti.

Kujtojmë se projekti i fundit i saj është “Zemra e ndalume” në bashkëpunim me Manin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë