Mbahet mbledhja e Komitetit për Komunitete në Dreanas

Në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KK-së dhe përfaqësues nga OSCE.

Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Zgjedhja e Kryesuesit dhe Zv/kryesuesit të Komitetit,
2. Draft-plani i punës së KK-së për vitin 2018;
3. Orari i punës së KK-së.

Në pikën e parë të rendit të ditës u bë prezantimi i të gjithë antarëve të KK-së dhe i subjekti të cilin e përfaqësojnë, gjithashtu u zgjedh Kryesuesi i Komitetit, Bekim Lestrani dhe Zv/kryesuesi i Komitetit, Murat Bajraktari.

Në pikën e dytë, draft-plani i punës së KK-së për vitin 2018, u bënë disa propozime nga antarët të KK-së, dhe u miratua plani i KK-së për vitin 2018.

Në pikën e tretë e rendit të ditës, orari i punës së KK-së u vendos sipas kësaj renditje:
E hënë, 26 shkurt 2018
E premte, 27 prill 2018
E premte, 25 maj 2018
E premte, 28 shtator 2018
E premte, 26 tetor 2018
E premte, 30 nëntor 2018.

Ndërsa muaji qershor është caktuar vizitë nëpër Komuna me qëllim të shkëmbimit të përvojave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë