Kjo shkollë nga Drenasi fiton grant nga Banka Botërore

Shkolla e mesme e ulët “Mehdi e Sylejman Bytyqi”  nga Arllati i Komunës së Drenasit ka fituar një grant të rëndësishëm të Bankës Botërore.

Projekti i kësaj shkolle është shpallur më i mirë nga të gjitha shkollat e Kosovës, transmeton DrenicaOnline.

Mësohet se në garë për të fituar këtë projekt kanë qenë gjithsej 145 shkolla në nivel vendi.

Projekti i fituar kap vlerën e 9 300 euro dhe mbetet të shihet se në çka do të investohet konkretisht.

Drejtor i kësaj shkolle është Bejzë Bytyqi i cili ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e nivelit arsimor në lagjen Bytyq të Arllatit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë