Këngëtari i njohur i Drenicës shkruan libër për Adem Jasharin (Foto)
“Adem Jashari”, ky është titulli i librit me autor Ilir Shaqiri, kushtuar heroit kombëtar, prijësit të luftës për liri në Kosovë, Adem Jasharit.
Shaqiri është autor i dy veprave të mëparshme, “Tan Temali” dhe “Lemza e dheut”, të cilat u vlerësuan pozitivisht nga kritika.
Këngëtari e shkrimtari, pak muaj më parë u nderua me çmimin e madh “Kalorësi i Skënderbeut”, çmim që u ndahet personaliteteve të larta kombëtare, nga Arbëreshët e Kalabrisë.



