Festë në familjen e Ermal Fejzullahut, ja çka kremtojnë (FOTO)

Në familjen e këngëtarit Ermal Fejzullahu sot ka një festë të veçantë.

Sot ka ditëlindjen djali i tij, Arti, i cili njëherësh është gëzimi i parë për Ermalin dhe Arianën.

Ishte Ariana ajo e cila përmes rrjeteve sociale uroi Artin me fjalët më të bukura që një nënë mund të zgjedhë për fëmijën e vet.

“Sot eshte nje dite e veqante per ty, eshte dita kur ne kete Bote erdhi nje Engjull. Shpresoj qe fati, lumturia dhe suksesi te te percjellin ty ne cdo hap te jetes, shpresoj dhe deshiroj qe jeta jote te jete shume e lumtur siq jemi ne te lumtur me vete egzistencen tende . Urime Artushi i nanes te dua pa fund ”, ka shkruar ajo.

Atë e uroi edhe këngëtari Sinan Hoxha i cili është mik shumë i mirë i familjes Fejzullahu.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë