Lladrovci ia bënë sefte Instagramit, shikojeni çfarë foto ka postuar ai (Foto)

Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin tani mund ta ndiqni edhe nëpërmjet një rrjeti tjetër social në internet.
Përveç Facebook-ut ku është tejet aktiv, kreun e Drenasin tani do ta shohim duke postuar fotografi të aktiviteteve të tija edhe në Instagram, transmeton DrenicaOnline.
Është vet Lladrovci që ka njoftuar për hapjen e llogarisë në këtë rrjet interneti. Madje sefte ia ka bërë me një foto të postuar bashkë me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin.
“Foto e pare ne instagram me mikun tim Bekim Jashari, Kryetarin e Komunes se Skenderajit. Instagrami per mua eshte vegel e re e komunikimit me ju, do te mundohem t’ia marre doren. Shpresoj te kem sukses”, ka shkruar Lladrovci në facebook./DrenicaOnline/