Ilir dhe Korab Shaqiri me këngë dedikuar familjes Jashari

Ilir Shaqiri është një nga emrat e mirëfillt të muzikës shqiptare.

Rrugën e tij e ka ndjekur edhe djali, Korabi i cili madje është shkolluar në këtë drejtim, shkruan lajmi.net. I kemi parë të dy në shumë solo-projekte, por asnjëherë në një duet babë e bir, edhe kësaj gjëje tashmë i erdhi rendi.

Në llogarinë e tij në Instagram, Korabi ka paralajmëruar duetin me Ilirin, këngë të cilën do ta shoqërojë edhe me videoklip, për muzikën e së cilës është përkujdesur vetë Korabi.

“Ata u bënë dritë”, do të titullohet projekti i tyre, të cilën do ta bëjnë dedikim për fëmijët e familjes Jashari, por nuk ka treguar datë konkrete se kur do të publikohet ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë