Fshatrat e Drenasit pa energji elektrike, ankohen qytetarët

Që nga e shtuna në mëngjes, gjendja me energji elektrike është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë.

Shumë fshatra të Kosovës kanë mbetur pa energji elektrike ndonëse temperaturat kanë shkuar në -8 gradë celsius.

E derisa KEDS e KEK-u përplasen për përgjegjësitë, janë qytetarët ata që po e pësojnë më së shumti.

Banorët e fshatit Negroc të komunës së Drenasit kanë hedhur akuza në adresë të KEDS-it për gjendjen momentale të energjisë elektrike. Në këtë lini përfshihën edhe fshatrat Llapushnik, Arllat, Gjergjicë e Vuçak.

“Nga e shtuna jemi duke u përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Nuk e di çka po ndodhë me KEDS, por iu bëjë apel institucioneve kompetente që të dalin në terren dhe ta shohin kaosin e vërtetë energjetik. Nëse vazhdon kjo gjendje, ne jemi të detyruar të dalim në protesta për të kërkuar rrymë”, kanë thënë banorët e Negrocit.

Ata e ndiejnë veten të diskriminuar nga KEDS dhe përveç reduktimeve të ashpra të energjisë kanë edhe një hall tjetër./ IndeksOnline.

Sipas tyre edhe kur KEDS lëshon energjinë për këtë fshat ajo nuk është me standarde pasi që pajisjet elektrike nuk funksionojnë pa aparate përforcuese.

 

 

 


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë