Është njëri ndër artistët më të dashur për publikun, i cili qysh në fillim solli frymën e muzikës moderne në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.
Bëhet fjalë për artistin e madh, Sabri Fejzullahu i cili tanimë numëron 50 vite karrierë, me ç’rast më 15 shkurt iu organizua edhe një koncert madhështor me këngëtarë të njohur, që performuan disa nga këngët e tij.
I ftuar në emisionin ‘Lemza’, Sabriu rrëfeu gjithçka rreth fëmijërisë, vështirësitë që ka hasur, karrierën e shumëçka tjetër që mund të ndiqni në intervistën e mëposhtme.