Lladrovci publikon pamje nga derbi anglez

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari kanë qëndruar për vikend në Angli, ku edhe kanë ndjekur një ndeshje futbollistike mjaftë të rëndësishme.
Statusi i Lladrovcit:
Sot, së bashku me mikun e shokun tim Bekimin, shijuam atmosferën e rrallë që ofron Arsenali dhe tifozëria e jashtëzakonshme e këtij ekipi të famshëm, në Finalen e kupës.
Falënderim të veçantë shpreh për familjen e Ragip Xhakës, babën e Granitit dhe Taulantit, e cila na ftoi për këtë ndeshje të rëndësishme, shpresojmë të fitoj Arsenali. Pjesa e parë nuk ishte shpresëdhënëse por besojmë në rikthim në pjesën e dytë.
Nesër agjenda jonë do të përmbaj disa takime, më i veçanti do të jetë dreka me euro-deputeten britanike.