Konsiderohet të jetë njëra ndër këngëtaret më seksi të skenës tonë muzikore, shkruan Gazeta Blic.
Kush tjetër mund të jetë përveç Nora Istrefit, e cila edhe pse është bërë nënë vazhdon të mbajë në formë linjat perfekte, për të cilat punon vazhdimisht.
Këngëtarja 31 vjeçare, prej kohësh këndon, e cila ka arritur të mbledh një numër të madh të fansave me hitet e shumta dhe pozitivitetin që sjellë tek audienca shqiptare. Por, për çka përflitet edhe kësaj here është fiziku i saj i mrekulleshëm ku vë në pah këmbët e gjata dhe seksi.
Sa i përket karrierës profesionale, këngën e fundit e ka publikuar me rep artistin Gjiko ‘Gabime’, këngë kjo që ka marrë mbi 22 milionë klikime.
Ndërsa, ajo ka paralajmëruar edhe këngën e re ‘Tymi i Dashnisë’.