Këngëtaren e njohur shqiptare Ingrit Gjonin, jemi mësuar çdoherë të shohim me stil të ndryshuar dhe me një pamje mjaft tërheqëse, shkruan Gazeta Blic.
Më anë të fotografive të publikuara në rrjetet sociale ajo personifikohet si këngëtare e cila ka ‘guxim’ të eksperimentojë me llukun e saj. Shpesh e shohim edhe me ngjyra të ndryshme të flokëve e madje padyshim që shkëlqen në të gjitha aspektet.
Por, sot na bie në sy për diçka tjetër. Në imazhin e fundit të publikuar në rrjetin social ‘Instagram’ ajo duket tejet joshëse teksa është veshur trash, por vë në pah këmbët e gjata seksi.
Përveç anës artistike të këngëtares Gjoni, kënga e saj e fundit është ‘Fustani Pika Pika’, në bashkëpunim me Gjeto Luca.