Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan (Foto/Video)

Një aksident trafiku është shkaktuar para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Aksidenti në fjalë është saktësisht në afërsi të ‘Liqenit të Badovcit’, transmeton Indeksonline.
Nga aksidenti në fjalë nuk ka persona të lënduar përpos dëmeve materiale.
Duhet shtuar se me ndryshimin e temperaturave në vend, në të shumtën e rasteve rritet edhe numri i aksidenteve.