Tre fëmijë bllokohen në ashensorin e ‘Mini Max-it’, shpëtohen nga zjarrëfikësit

Për rreth 30 minuta kanë mbetur të ngujuar 7 klientë, në mesin e tyre tre fëmijë, në ashensorin e Qendrës Tregtare ‘Minimaxi’ në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Ashensori është bllokuar si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa askush nga stafi i këtij biznesi nuk ka reaguar për t’i nxjerrë nga ashensori klientët.

Në ashensor ka qenë i pranishëm edhe kryeredaktori i gazetës ‘”Zëri”, Lavdim Hamidi, me bashkëshorten dhe dy vajza të vogla.

Ai ka treguar se bashkë me ta në ashensor ka qenë edhe një foshnje 15-muajshe, e cila vazhdimisht qante.

Sipas tij, disa herë e ka kontaktuar në telefon stafin e këtij biznesi, por askush nuk përgjigjej.

‘Kemi mbetur rreth 30 minuta në ashensor, fëmijët vazhdimisht qanin. Fëmija më i vogël ka qene një foshnje 15 muajshe. Ishte situatë shumë e vështirë, pasi që hapësira në ashensor filloj të mbetej pa ajër’, tregon ai tmerrin e përjetuar.

Hamidi sqaron se i ka kontaktuar Policinë, ndërsa këta të fundit kane arritur bashkë me zjarrëfiksat dhe i kanë hapur dyert e ashensorit.

Ai kërkon nga inspektoratet përkatës qe të marrin masa ndaj këtyre bizneseve te papërgjegjshme, pasi që, sipas tij, për gjysmë ore nuk kanë arritur ta aktivizojnë as gjeneratorin.

‘Paramendoni sikur te mos funksiononte as telefoni. Rreziku ka qenë shumë i madh që fëmijët të asfiksoheshin”, ka treguar./zeri.info

 https://video.gjirafa.com/zeri?video=skandaloze-tre-femije-bllokohen-ne-ashensorin-e-mini-maxit-i-shpetojne-zjarrefiksat

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë