Arrestohet një person në Shtuticë, kjo është arsyeja

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë- dega Drenas, është arrestuar një mashkull Kosovar/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur në fshatin Shtuticë të Drenasit me datën 23 shkurt në orën 09:00, transmeton DrenicaOnline.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për arrestimin por thotë se i dyshuari është dërguar direkt në vuajtje të dënimit./DrenicaOnline/