Kryetari i kësaj komune ia kalon Lladrovcit, emëron 6 drejtoresha

Komuna e Drenasit e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci, deri tani ia ka mbajtur rekordin në Kosovë për numrin më të madh të grave në udheheqjen komunale.
Lladrovci kishte mbajtur premtimin e fushatën se në komunën e tij do të respektoj kouten gjinore, duke emëruar 5 gra drejtorsha.
Por këtë rekord më nuk e mban Komuna e Lladrovcit, pasi është kryetari i ri i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati i cili nga 11 drejtori, 6 prej tyre do të udhëhiqen nga gratë, shkruan Magazina.al
“Gjatë fushatës zgjedhore u zotuam që qeverisja e re do të jetë një kthesë pozitive në zhvillimin e Komunës. Pas marrjes së mandatit, jemi angazhuar në vazhdimësi që ta realizojmë këtë synim. Duke qenë se pozita e Drejtorit të Komunës bartë me vete përgjegjësi të rëndësishme për realizimin e misionit tonë, ne e morëm me seriozitet të lartë përzgjedhjen e emrave. Burrat dhe gratë që do të ulen në këtë karrigë kanë para vetes përgjegjësi të madhe për t’u ofruar qytetarëve shërbimet më të mira dhe për t’u përgjigjur kërkesave dhe nevojave të tuaja”, shkroi Kastrati sot në faqen e tij në facebook./Magazina.al/