Kryetarët e komunave nisin ta kopjojnë Lladrovcin
 
				 
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladovci me të marr postin pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar, kishte emëruar gratë në krye të gjysmës së drejtorive duke krijuar një precedent të ri në Kosovë.
E këtë praktikë, Lladrovci e vazhdoi edhe pas zgjedhjeve të rregullta lokale duke mos e larguar asnjërën prej tyre nga pozita.
Ky veprim i Lladrovcit ishte vlerësuar lartë nga analistët dhe shoqëria civile, ndërsa tani edhe kryetarët e komunave tjera kanë nisur ta ndjekin rrugën e Lladrovcit, transmeton DrenicaOnline.
Sot Qëndron Kastrati, kryetari i Komunës së Kamenicës, ka emëruar më shumë gra se sa burra në drejtorit komunale./DrenicaOnline/
 
			
