Drenas, arrestohet një person
 
				 
Një person është prangosur në Drenas gjatë ditës së enjte në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
Sipas policisë i arrestuari menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, transmeton DrenicaOnline.
Policia nuk ka treguar arsyen e arrestimit të personit, mirëpo në raportin e policisë thuhet se i njëjti është i dënuar për një vepër penale.
Arrestimi ka ndodhur në orën 14:00 ndërsa nuk është raportuar për rezistencë./DrenicaOnline/
 
			
