Arrestohet një person në Gradicë, kjo është arsyeja

Policia e Stacionit në Drenas ka arrestuar një person të enjten rreth orës 14:00 në fshatin Gradicë, transmeton DrenicaOnline.

Në njoftimin për media të Policisë së Kosovës thuhet i arrestuari ishte në kërkim prej kohësh në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Ndonëse nuk është bërë e ditur saktësisht për çfarë është kërkuari ai, policia thotë se i njëjti menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë