Katër nxënëse nga Skenderaj zhvillojnë projektin “Fifty-Fifty Partner”

Më 7 shkurt 2018 në Skënderaj u mbajt sesioni informues për barazi gjinore, ky projekt ishte projekt fitues i programit PODIUM të organizatës UNICEF Innovations Lab Kosova. E vecanta e krejt kësaj ishte se ky sesion u organizua nga 4 vajza të reja, nxënëse të gjimnazit “Hamëz Jashari”-Skënderaj.

Kemi parë organizata të shumta të cilat merren me qështjen e barazisë gjinore, por të mblidhen më shumë se 150 pjesëmarrës në një aktivitet si ky për këto vajza të reja është sukses i madh.

Emri i projektit ishte Fifty-Fifty Partner, në sesion liderja e projektit Aurora Nura tregoi se emri është vendosur në përputhje me qëllimin kryesor të projektit, pra qëllimi kryesor i projektit ishte vetëdijësimi i qytetarëve për ngritjen e nivelit të barazisë gjinore në qytetin tonë.

Ekipi Fifty-Fifty Partner për vetëdijësimin e qytetarëve kishte përdorur lobimin me media sociale dhe lobimin direkt, ata janë ndarë jashtëzakonisht të kënaqur pasi që edhe numri i ndjekësve në facebook ka arritur në 664, numër ky që tregon interesimin e qytetarëve në projektin e tyre.

Aurora Nura tha se “numri i të interesuarve në projekt ishte jashtë pritshmërive tona, gjë kjo e cila na motivoi të vazhdojmë të organizojmë aktivitete të tilla të cilat padyshim janë në të mirë të gjithë shoqërisë. Në këtë sesion qytetarët morën informata të ndryshme të cilat shumica nuk i dinin më parë.

Temat për të cilat kryesisht u flit në sesion ishin barazia gjinore, stereotipet gjinore dhe ngacmimet seksuale.

Falenderim shumë i madh shkon për organizatat UNICEF Innovations Lab Kosovo, PEN – Peer Educators Network, Kosova Women’s Network dhe organizatën Aureola, për zyrën e barazisë gjinore në qytetin e Skënderajit dhe drejtorinë e Arsimit, dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tjerë të cilët na ndihmuan dhe përkrahën në zhvillimin e këtij projekti.”

Aurora Nura liderja e projektit FIFTY-FIFTY PARNER gjithashtu foli për rëndësinë e punës vullnetare ku përvec tjerash ajo shtoi:

Puna vullnetare më ka ndihmuar të zhvillohem si në aspektin social ashtu edhe në atë psikologjik, më ka ndihmuar t’i zhvilloj aftësitë e mija të lidershipit dhe të jem shumë e përgjegjshme në punën që bëj, gjithashtu me anë të punës vullnetare mua më janë hapur shumë shtigje të reja ku unë mund t’i përmbush qëllimet e mia.

Pas punëve të shumta vullnetare që kam kryer të menduarit tim kritik është zhvilluar në një mënyrë që mund ta përdor në shumë fusha të jetës dhe mendoj se nëse ne të gjithë mundohemi të zgjidhim problemet në komunitetet tona pak e nga pak do jetë jashtëzakonisht pozitive. Përveq njohurive të shumta që kam marrë dhe marr nga punët vullnetare kam përjetuar momente të mrekullueshme të cilat do i kujtoj gjatë gjithë jetës.

Unë i inkurajoi të gjithë të rinjët dhe të rejat të bëjnë punë vullnetare, sepse kjo është ajo që na nevojitet neve dhe vendit tonë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë