Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Janë paralajmëruar një sërë aktivitetesh për diten e sotme, por kryengjarja na vjen nga Kuvendi ku rreth orës 11:00 pritet të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.
– Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të pres në takim anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, për të shënuar Ditën Evropiane të Viktimave të Krimit. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 9:00 – vetëm pamje)
– Instituti Demokratik i Kosovës – Transparency International Kosova organizon konferencën për media në të cilën do të publikohet “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2017” i përgatitur nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, Rr. ”Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 10:00)
– Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ish objekti i gjykatës, ora 10:00)
– Zëvendësshefja e ambasadës së SHBA-ve, Colleen Hyland, do të flasë në ceremoninë e përfundimit të renovimit gjithëpërfshirës të shkollës së mesme “Bahri Haxha” që është financuar përmes një donacioni nga Programi i Ndihmës Humanitare të Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe koordinuar nga Zyra për Koordinim të Mbrojtjes e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. (Shkolla e mesme “Bahri Haxha” në Vushtrri, ora 10:30)
– Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
– Gjeneral Sir James Everard, zëvendës komandant suprem i forcave aleate për Evropë dhe nga admirali James Foggo III, komandant i komandës së forcave të përbashkëta aleate në Napoli mbajn konferencë të përbashkët për shtyp. (Porta Kryesore te selia e KFOR-it, kampi “Film City”, ora 11:00)
– Mbahet ceremonia e inagurimit të zyreve të reja të kompanisë KiKxxl & evroTarget LLC me seli në Prishtinë. (Adresa, rruga B “Alpet Shqipëtare”, p.n. ora 15:00)
– Me mbështetjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, hapet e ekspozita personale e Uta Ibrahimit, femra e parë shqiptare që u ngjit në majen më të lartë në tokë – Majen e Everestit, në Himalaje, Nepal. (Galeria e Qytetit në Gjilan, ora 18:00)
– Galeria Qahili është nikoqire e Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë “Fokus 2017” ku do te paraqiten 55 artistë të fotografisë nga 20 shtete. (Galeria Qahili, ora 19:00)