Aksident në Skenderaj, përplasen dy vetura

Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00 në Skenderaj, transmeton DrenicaOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti mes dy automjeteve me targa lokale ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta”.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Njëri vozitës ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore në Skenderaj, ku më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti i aksidentit është duke u hetuar nga njësiti i trafikut./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë