Zjarr te Pallati i Rinisë në Prishtinë (Foto)
Një zjarr ka përfshirë një pjesë të objektit të ‘Pallatit të Rinisë’.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Zjarri ka ndodhë në një lokal, zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar shumë shpejt teksa nuk raportohet për persona të lënduar.