Veseli: Jam i sigurt që Demarkacioni kalon nesër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës – Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Veseli tha se deputetët kanë para vetës një çështje shumë të rëndësishme që lidhet me lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Kryesia ka vendosur që nesër në ora 11:00 mbahet seancë e jashtëzakonshme, me vetëm një pikë të rendit të ditës, ratifikimi i Demarkaconit. Nesër kemi para vetës një çështje shumë me rëndësi për sovranitetin, lidhet me lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE’së. Pres që deputetët të kanë parasysh këtë çështje, e të mos veprojnë me inate. Shënimi i kufirit duhet të kalojë. Jam i sigurt se nesër kalon, pasi deputetët janë të përgjegjshëm”, tha Veseli.

Tutje ai tha se nesër do të përmblidhen në Kuvend të gjitha diskutimet substanciale e shterpe për çështjen e Demarkaconit.

“Interesi i vendit e qytetarëve është mbi të gjitha. Të kemi shpresë e përkrahje që të kalojë ky vendim. Nesër gjërat janë shumë të qarta. Votohet shënimi i kufirit. Përmblidhen debatet substanciale e shterpe. Unë besoj dhe thërras pjekurinë e deputetëve, pavarësisht dallimeve. Më së miri të kryhet nesër, e qytetarët të mos mbesin peng. Unë jam i përgatitur që liberalizimi i vizave ka me ndodh shpejt. Na ndihmoni edhe ju nga pak, na duhet përkrahja juve”, përfundoi Veseli.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë