Rita Ora ka lindur në Drenas

Rita Ora është këngëtare me famë botërore e që prejardhja e saj është nga Kosova.
Ndonëse familja e saj është me prejardhje saktësisht nga Gjakova, këngëtarja Rita Ora ka lindur në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, me 26 nëntor të vitit 1990.
Nëna e Ritës, Vera ka punuar mjeke në Drenas prandaj kishte vendosur që ta lind edhe Ritën në të njëjtin vend.
“DrenicaOnline” ka pyetur punonjësit në këtë Shtëpi të Shëndetit për ta vërtetuar informacionin dhe të njëjtit kanë konfirmuar se Rita ka lindur në Drenas (Ish-Gllogoc).
Rikujtojmë se shumë figura të njohura kanë lindur në këtë shtëpi shëndeti pasi që reparti i gjinekologjisë në Drenas ishte ndër më të mirët në Kosovë./DrenicaOnline/