Kjo është 112-vjeçarja nga Drenasi  (Foto)

Tahire Sinani, është 112 vjeçe. Ajo është ende e fortë nga shëndeti dhe i kujtohet qartë koha nëpër të cilën ka jetuar.

Është e lindur në Abri të Epërme, vajza e vetme e Ramës dhe Eminës, transmeton DrenicaOnline.

Është e martuar në Nekoc. Ajo tani ka gjithsej 44 nipa e mbesa dhe rreth 30 stërnipa e stërmbesa.

Tahirja ka përjetuar luftën e parë botërore, të dytën dhe luftën e fundit në Kosovë dhe ende vazhdon të jetë me shëndet të plotë dhe me kujtesë të qartë./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë