Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Drenas, ja çka u vendos

Sot u mbajt Mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa në të cilën u debatuan tetë pikat e rendit të ditës dhe u dhanë disa rekomandime për mbledhjen e Kuvendit të Komunës që pritet të mbahet me 1. Mars.
Mbledhja kishte këtë Rend dite:
1. Plani vjetor i punës për vitin 2018 i Kuvendit të Komunës;
2. Plani i veprimit për transparence për vitinin 2018;
3. Propozim vendim për shpalljen e interesit të përgjithëshem të rruges “Gani Elshani” dhe “Islam Kastrati” që jane prone e Hekurudhave të Kosovës për shpronësim;
4. Propozim i draft rregullorës për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale;
5. Propozim ndryshimi i Statutit të Komunës së Drenasit;
6. Propozim vendim për formimin e komisionit vlersuës për dhenien në shfrytzimin e prones se palujteshme;
7. Propozim vendimi për kthimin e pronës komunale në zonen kadastrale ne Sankovc, të cilat i ka pasur në shfrytëzim kompania “KODRA shpk” në Komoran;
8. Plani i Integritetit 2018-2020.
Asamblisti nga Vizioni për Drenasin, Xhavit Drenori tha se meqë në këtë forum tashme është përbërje e re dhe me numër më të madh të anëtarëve nga subjektet opozitare (4 kundrejt 3 nga PDK-ja), u përjetuan edhe ndryshime me shumicë votash të propozimeve të Kryetarit, kuptohet duke i argumentuar në hollësi.
“Me disa prej grupeve opozitare vendosem që për piken e katërt, “Propozim i draft rregullorës për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale”, të ftojmë përfaqësues të bizneseve në javen e ardhme, para mbledhjes dhe të debatojmë në hollësi propozimet për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale”, ka thënë Drenori duke shtuar se së shpejti t’i publikojmë propozimet dhe të caktojmë vendin dhe kohen e takimit./DrenicaOnline/