Flasin policët që e kishin ruajtur Rugovën, tregojnë çfarë njeriu ka qenë

Në vitet e para të pasluftës liderë e figura të larta të shtetit ishin ruajtur nga pjesëtarë të sigurimit privat persona jo gjithmonë të trajnuar me plan programet bashkëkohore.
Dy vite pas themelimit dhe kur kishin përmbushur disa detyra njësisë së re i ishte besuar një detyrë e vështirë.
Pas disa tentim-atentatesh, ish Presidenti Ibrahim Rugova kishte vendosur që jetën e tij t’ia besojë policisë e jo pjesëtareve të sigurimit privat.
Kërkesa ishte dorëzuar në Njësinë e Mbrojtjes së Afërt dhe vendimi ishte marrë që për sigurinë e Ibrahim Rugovës do kujdeseshin policët e kësaj njësie.
Misioni nuk ishte i lehtë presidenti kishte shumë armiq dhe sigurimi i tij ishte sfidë në vete.