Rita Ora është këngëtare me famë botërore me prejardhje nga Kosova. Por, ne sot e kuptuam që vendlindja e saj e saktë qenka Drenasi, vend ku ështē lindur edhe këngëtari drenicas Asim Gashi, transmeton DrenicaOnline.
Këtë lajm e kuptuam përmes postimit nga vet këngëtari Asim Gashi, i cili ka postuar një foto me Ritën, duke i pyetur miqtë e tij në Facebook se, “A e dini se çfarë kemi të përbashkët me Rita Orën?”
Disa nga komentet ishin se, “keni të përbashkët profesionin, Kosovën, gjuhën e gjakun..” por në fund ai e largoi kureshtjen e komentuesve duke u përgjigjur se, “Rita Ora dhe Asim Gashi kanë të përbashkët vendin e lindjes”, pra, të dy janë të lindur në Drenas.
Do ta kuptojmë në të ardhmen se a është e saktë që; Rita Ora u lind me 26.11.1990 në Drenas ?!
Rita e gjithë botës, përveç gjakovare, na qenka pak edhe Drenicase. /DrenicaOnline.