Veterani i luftës: President, pse nuk e dekorove Gani Krasniqin?

Për nderë të shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar një numër të madh të atyre që kontribuuan për krijimin e shtetit. Por ndonëse lista është e gjatë, shumë qytetarë janë ankuar për emrat e atyre. E disa të tjerë kanë kërkuar edhe futjen e emrave tjerë që kanë dhënë kontribut të madh në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hasim Mazreku, një veteran i luftës i ka kërkuar presidentit të mos bëjë dallime mes shokëve të luftës në baza partiake.

“Në këtë listë mungon i madhi Baca Gani Krasniqi, ish i burgosur politik, një nder themeluesit e parë të UÇK , vëllain dhe djalin dëshmorë, mbi 20 familjare ishin të kyqyr në UÇK që nga fillimi deri në Çlirimin e Kosovës. Zotëri  Hashim Thaçi mos i dallo shokët e luftës në baza partiake.H.M”, ka thënë Mazreku./DrenicaOnline/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156137405298622&set=a.10150991311693622.449469.814783621&type=3

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë