Plaçkitet “Viva Freshi”, vidhen mijëra euro!

Dyqani i mallërave “Viva Fresh Store” me seli në Veternik të Prishtinës, është plaçkitur në orët e mëngjesit të ditës së djeshme.

Kështu ka rrëfyer për “Gazeta Blic” një nga punëtoret e këtij dyqani në kushte anonimiteti. Sipas këtij punëtori, është thyer arka në të cilën grumbullohen paratë gjatë tërë javës.“Neve si punëtor na është thënë nga drejtuesit e “Viva Fresh Store” se janë vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave.

Personat që e kanë kryer këtë veper, kanë përdorur mjete të sofistikuara për të hapur rrugën drejt arkës ku kanë qenë të grumbulluara mijëra euro për të mos thënë me tepër”, tha ky punëtor i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak të mundësisë së hakmarrjes me largim nga puna.

Mësohet se janë rreth 100 mijë euro të plaçkitura në këtë rast.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Flora Ahmeti por ajo ka mohuar se kanë prnuar ndonjë informacion lidhur me rastin.Në vitin e kaluar, pika e njëjtë e “Viva Fresh Store” gjatë sezonit të verës ishte plaçkitur dy herë. Ky dyqan i mallarëve është akuzuar në vazhdimësi për mashtrimin e konsumatorëve me çmimet e produkteve. Ky hipermarket është akuzuar në vazhdimësi për mashtrim të qytetarëve me çmime të produkteve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë