LAJM I FUNDIT: Edhe Fatmir Limaj refuzon dekoratën e Hashim Thaçit

Lista e atyre që nuk po pranojnë dekoratat që Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vendosi t’i ndajë për nder të 10 vjetorit të Pavarisësië duket se nuk kanë të ndalur.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këtë nderim nuk e ka pranuar as zëvendës kryeministri, Fatmir Limaj njëherësh lider i Nismës.

Lidhur me këtë, Indeksonline ka provuar të kontaktojë edhe me këshilltarin për media të Limajt, Leotrim Berishën për të marrë një prononcim rreth kësaj çështje por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Kujtojmë se më herët dekoratën e Presidentit e kishin refuzuar nga NismaSocialdemokrate edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi dhe deputeti, Bilall Sherifi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë