Drenicasja që po rrëmben kurorat e me të bukurave të botës (Foto)

Bukuroshja Nora Muja është vajza e familjes Muja nga Drenasi, familje e cila tash e sa vite jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Ajo së fundi u shfaq në krahët e këngëtares me famë botërore Rita Ora gjatë gjithë vizitës së saj në Kosovë.

Nora është rritur dhe ka studiuar juridikun me sukses të lartë, në Gjermani. Ajo përveç që është një vajzë mjaftë inteligjente, është edhe vajzë elegante dhe e bukur, për të cilat Nora ka marr çmimet më të mëdha nëpër spektakle të shumta bukuri në mbarë botë, duke filluar në Ulqinin e Malit të Zi (ku edhe ka jetuar fëmijërinë e saj) e deri tek Egjipti e Kina e largët.

Nora sukseset e saj i vazhdon, çdoherë në mesin e dy prindërve të saj, të cilët janë krahët e saj që i ndihmojnë pa përtesë të fluturojë drejt realizimit të dëshirave të saj, transmeton DrenicaOnline.

Thënë më mirë, në kokën e Norës çdoherë është vendosur “kurora e mbretëreshës” mbi atë skenë ku kanë shkelur këmbët e saj.

Njërën ndër ato kurora e ka marr edhe në vendlindjen e saj, Kosovë, pra çmimin “Miss Grand Kosova 2017” ku aty e ka pas koreografen e njohur Emine Imeri, me të cilën janë edhe vendase edhe mike, dhe pikërisht për këtë koreografe bëhet fjalë që Nora ka nxjerrë fotografinë bashkë me Emën, nëpër rrjetet sociale, me mbishkrimin “Ema, koreografja ime e dashur” kjo na bënë të kuptojmë se Nora dhe Ema përveç që janë vendase, janë edhe mike shumë të mira, të njëjtën e ka dëshmuar edhe koreografja e saj, e cila ditëve të fundit vazhdimisht e ka falënderuar Norën dhe nënën e saj për respektin që ato kanë treguar ndaj Emës.

Ja pra, kjo është dëshmia që Drenica ka vajza të bukura, artiste, për t’u krenuar me to./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë