Opozita e Drenasit kërkon me ngulm seancë të jashtëzakonshme


Opozita e Drenasit është e vendosur që të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në këtë komunë me pretendimet e tyre se ka shkelje të njëpasnjëshme ligjore.

Është asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sokol Bylykbashi i cili ka njoftuar se kanë thirrur për të treten herë seancën.

“Për të tretën herë, me qëllimin e njëjtë. Duam debat për zhvillimet e jashtëzakonshme ( shkeljet ligjore) në Komunën e Drenasit”, ka shkruar Bylykbashi në facebook./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë