Lladrovci shkarkon një drejtor në Komunë, emëron menjëherë dikë tjetër

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkarkuar nga detyra drejtorin për buxhet dhe financa, Hamdi Krasniqin.
Ndonëse arsyet nuk janë bërë të ditura, “DrenicaOnline” ka arritur të mësoi se në vend të Krasniqit është emëruar Labinot Gruda nga Komorani.
Ky i fundit tashmë ka dalë në vendin e ri të punës dhe do të bëjë hartimin e rregulloreve komunale për çështjet financiare.
Po ashtu do ta ndihmoi kryetarin Lladrovci në përgatitjen e projekt –buxhetit dhe është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore.
Ai është përgjegjës edhe për menaxhimin e thesarit nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Komunës si dhe bënë mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit./DrenicaOnline/